Të ndërtojmë ura dhe të rrisim ndërgjegjësimin mes të rinjve të partive politike dhe personave me aftësi të kufizuar
![](https://res.cloudinary.com/sebashku/images/f_auto,q_auto/v1635770377/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o.jpg?_i=AA 1000w, https://res.cloudinary.com/sebashku/images/w_300,h_111,c_scale/f_auto,q_auto/v1635770377/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o.jpg?_i=AA 300w, https://res.cloudinary.com/sebashku/images/w_768,h_284,c_scale/f_auto,q_auto/v1635770377/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o/11169406_1455322768111767_1188772467419747741_o.jpg?_i=AA 768w)
Kjo nismё ёshtё zbatuar nё periudhёn prill – tetor 2015.
“Të ndërtojmë ura dhe të rrisim ndërgjegjësimin mes të rinjve të partive politike dhe personave me aftësi të kufizuar” u mbёshtet nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) me qëllim realizimin e takimeve informuese me anëtarë të forumeve rinore të partive kryesore politike mbi temat që lidhen me: 1) çështjet e aftësisë së kufizuar, 2) të drejtën për pjesëmarrje në jeten politike dhe publike pёr personat me aftësi të kufizuar dhe 3) perfshirjen e pushtetit vendor.
Qëllimi i nismës:
Projekti synon të ndërtojë ura bashkёpunimi ndërmjet aktivistëve të forumeve rinore të partive politike dhe personave me aftësi të kufizuar
Gjatë trajnimeve janë trajtuar temat e mëposhtme pёr personat me aftësi të kufizuar si:
- E drejta për pjesëmarrje në jetën publike dhe politike
- Përshtatshmëria/ aksesueshmëria
- E drejta për punësim
- E drejta për arsimim
- E drejta për shërbim shëndetësor dhe aksesi në shërbime e të mira
Rezultatet e nismës:
Në këtë kuadër, u hartua një kërkesë e përbashkët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mënyrë që të marrë masa për buxhetimin e planeve për heqjen e barrierave për personat me aftësi të kufizuar në kryeqytet.
Është përgatitur një poster ndërgjegjësues për tu shpërndarë si mesazh ndërgjegjësues në rrjetet sociale me moton: “Të rinjtë mbështesin një qytet pa barriera për personat me aftësi të kufizuar