Të rinjtë e Tiranës u thonë jo armëve bërthamore
Fondacioni “Sëbashku” me mbështetjen e Fushatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Bërthamore/International Campaign to Abolish Nuclear Weapons (ICAN), ndërmori nismën Të rinjtë e Tiranës u thonë jo armëve bërthamore.
Ky projekt u zbatua gjatë vitit 2015.
Në kuadër të këtij projekti u mbajtën leksione të hapura në disa universitete të vendit si:
- Universiteti “Aleksandër Moisu”, Durrës
- Albanian University, Tiranë
- Kolegji Universitar Akademia e Biznesit, Tiranë
Këtyre aktiviteteve u janë bashkuar një grup studentësh dhe aktivistesh të shoqërisë civile nga Serbia si një mënyrë për të bashkëpunuar për çështje që prekin dhe rrezikojnë gjithë njerëzimin.
Studentët dhe aktivistët e ftuar nga Serbia ishin pjesë dhe e disa daljeve mediatike.
Pjesë e leksioneve të hapura ishin edhe profesorë të shquar të këtyre universiteteve të cilët mbajtën fjalën e tyre në mbështetje të temës.
Rezultatet e nismës:
Në përfundim të leksioneve të hapura, studentët patën mundësinë të nënshkruajnë një peticion që i drejtohet Ministrisë së Jashtme për ta nxitur atë të nënshkruajë kërkesën e Konferencës së Vjenës, që u bën thirrje shteteve të plotësojnë hendekun ligjor për stigmatizimin, ndalimin dhe asgjësimin e armëve bërthamore. Deri më tani 121 shtete i janë bashkuar kësaj kërkese, por Shqipëria ende jo.