Skip to content

Turizëm i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara në Tiranë!

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni “Së Bashku” dhe financohet nga Bashkia Tiranë.

Turizëm i aksesueshëm është një prej të drejtave themelore të njeriut. Ai ka të bëjë me lehtesirat dhe heqjen e barrierave për të shijuar përvojat turistike për të gjithë. Turizëm i aksesueshëm nuk është vetëm nën kornizëm e përgjegjësive sociale, por lidhet drejtpërdrejt dhe me zbatimin e legjislacionit për të respektuar të drejtën e përfshirrjes, aksesueshmëria është elementi kryesor për personat me aftësi të kufizuara për të frekuentuar turizmin dhe jetën shoqërore.

Në vitin 2022, 7.4 milion shtetas kanë vizituar Shqipërinë. Ky numër i lartë turistësh përfshin të gjithë llojshmërinë e grupeve shoqërorë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, dhe Tirana është porta e para hyrëse dhe me atraksionet kryesore të turizmit e cila po përjeton boom vizitorësh.

Ky projekt propozim ka për qëllim të ofrojë praktika të mira dhe konceptimin e turizmit si një shërbim të arritshëm për personat me aftësi të kufizuara, duke pasur akses dhe mundësi të barabarta për të frekuentuar jetën dhe atraksionet kulturore në Tiranë.

Sfidat për të pasur turizëm të aksesueshëm dhe të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara njihen dhe parashtrohen në dokumentat zyrtare të shtetit dhe të Bashkisë Tiranë dhe përcaktohet si objektiv specifik realizimin e aksesueshmërisë në shërbime, transport, mjedise dhe informacion.

Mungojnë dhe praktikat e mira apo modelet udhërrëfyese se si duhet të jetë qasja bashkohore ndaj komuniteteve e veçanërisht personave me aftësi të kufizuara.

Do të synohet ndërgjegjësimi i institucioneve, operatorëve dhe përpilimi i një udhëzuesi të praktikave të mira, turizëmi i aksesueshëm dhe miqësor për personat me aftësi të kufizuara, pritet të sjellë frekuentim më të lartë të sajteve turistike si dhe promovim mediatik të Tiranës si një lokacion i aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

Fondacioni Së Bashku është promovues i kauzës së aftësisë së kufizuar dhe për herë të parë në Shqipëri, ka ndërmarë nismën për të pasur turizëm të aksesueshëm sikurse është krijimi i plazheve të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara, ndërtuar në plazhin e Golemit në vitin 2022. Këtë praktikë të mirë, synon ta shndërojë në model pune për ofrimin e turizmit gjithëpërfshirës dhe të lobojë në hartimin e politikave dhe strategjive duke u bazuar në moton “Asgjë për ne, pa ne”.

#AccessibleTourism #Tirana4Everyone #VisitTirana #Tirana #FondacioniSeBashku #TurizëmIAksesueshëm #BashkiaTiranë

 

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.