Skip to content

Vota e personave me aftësi të kufizuar vlen!

Fondacioni “Së Bashku” po zbaton projektin “Vota e personave me aftësi të kufizuar vlen!”, pjesë e skemës për subgrantime e cila realizohet në kuadër të projektit “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në partneritet me Civil Rights Defenders dhe Instituti për Studime Politike dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.

Në 25 prill 2021, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare.

E drejta për të votuar është një mjet shumë i rëndësishëm për qytetarët, për të shprehur vullnetin e tyre dhe për të formësuar shoqërinë që duam. Personat me aftësi të kufizuar duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, jo vetëm ushtrojnë një të drejtë thelbësore, por dhe përdorin këtë mundësi për të vendosur mbi ofertat politike të cilat adresojnë problematikat e tyre dhe që sigurojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekst vota e personave me aftësi të kufizuar është vendimtare për rrjedhën e politikave që do ndikojnë jetën e tyre.

Kjo nismë ka një qasje të dyfishtë:

  • Së pari, synon të fuqizojë organizatat e personave me aftësi të kufizuar dhe aktivistët për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të qenë proaktiv në monitorimin e kësaj të drejte para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve dhe të ndikojë në axhendën e partive politike dhe kandidatëve
  • Së dyti, synon të rrisë ndërgjegjësimin në komunitetin e personave me aftësi të kufizuar për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Kjo nismë do të zbatohet në Bashkinë e Durrësit. Nëpërmjet një sërë aktivitetesh, do të synohet të forcojmë kapacitetet e organizatave lokale të aftësisë së kufizuar mbi të drejtat zgjedhore për personat me aftësi të kufizuar dhe të bashkëpunojmë për hartimin e një manifesto. Ky dokument do u ndahet partive politike dhe kandidatëve në zgjedhje për të përcjellë interesat e personave me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet kësaj nisme do të monitorojmë ushtrimin e të drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuara ditën e votimeve dhe aksesueshmërinë në qendrat e votimit. Gjithashtu, do të monitorojmë diskursin publik të kandidatëve, për të vërejtur përfshirjen e çështjeve të aftësisë së kufizuar në to. Gjetjet do të përfshihen në dy raporte drejtuar të gjitha palëve të interesit, duke përmbledhur rekomandime për proceset e ardhëshme elektorale.

 

Ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube.

Font Resize
Play Video

Sing up for our emails and get inspiring stories about rebuild world delivered straight to your inbox.