Kërkojmë persona që duan të punojnë si Ndihmёs Personal të Personave me Aftësi të Kufizuara në Tiranë

Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Projekti do të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe që synon të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundёsinё për të pёrcaktuar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.

Ndihmёsi Personal mbështet personin me aftësi të kufizuara në shtëpi dhe në komunitet duke i mundësuar të jetojë i pavarur. Ky pozicion pune mund të përfshijë: • Mbështetjen personit me aftësi të kufizuara në arsim, punësim dhe aktivitete sociale. • Ndihmё pёr kujdesin personal (jo të gjitha pozicionet e kërkojnë këtë). • Ndihmё me detyra praktike dhe lëvizje në shtëpi dhe jashtë në komunitet.

Kush mund të aplikojë për t’u bërë Ndihmёs Personal?

  • Personi të jetë në moshë madhore, mbi 18 vjeç;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, kundërvajtjeje penale me dashje apo me vendim gjykate për dhunë në marrëdhëniet familjare;
  • Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune
  • Të punojë me orare fleksibël
  • Të jetë i/e gatshëm të respektojë dhe të ndjekë udhëzimet e personit me aftësi të kufizuara për sa i përket detyrave që duhen kryer
  • Të jetë i/e gatshëm të marre pjesë në trajnimin një ditor përpara fillimit të punës
  • Të jetoje në Tiranë

* Zgjedhja përfundimtare e Ndihmёsit Personal bëhet nga vetë personi me aftësi të kufizuara

 Çfarë përfitoni nga projekti?

  • Një kontratë pune 10 mujore të paguar nga projekti
  • pagë të mirë
  • sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
  • trajnimi mbi Jetesën e Pavarur për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimin e Asistencës Personale

Si mund të aplikoni?

-Na shkruani në emailin tone: [email protected], whatsapp: 0692694515, ose Instagram: https://www.instagram.com/fondacioni_se_bashku/  dhe Facebook: https://www.facebook.com/sebashkufoundation

– Emri dhe mbiemri, një përshkrim i shkurtër i punëve të mëparshme (nëse keni punuar më parë) dhe pse dëshironi të punoni si Ndihmёs Personal

Afati i fundit për aplikim është 20 maj 2024.

 #NdihmёsPersonal #JetesaEPavarur

#SDG1 #SDG3 #SDG#SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Kërkojmë persona me aftësi të kufizuar në Tiranë që duan t’i bashkohen projektit “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë!”

Fondacioni “Së bashku” po zbaton projektin: “Pilotimi i shërbimit tё Ndihmёs Personale në Tiranë! ” me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush tё mos mbetet pas/Leave No One Behind” (LNB2), që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Projekti do të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e një modeli inovativ të shërbimit të Asistencës Personale në Shqipëri, bazuar në parimet e Jetesës së Pavarur dhe që synon të nxisë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Personat me aftësi të kufizuara do të kenë mundёsinё për të kontrolluar kush, ku, kur dhe si ofrohet shërbimi.

Kush mund të marrë pjesë në projekt?

  • Persona me aftësi të kufizuara:
    • të çdo lloji të aftësisë së kufizuar
    • të çdo gjinie
    • të çdo etnie
    • të moshës 18-55 vjeç
    • që e kanë vendbanimin në Tiranë
    • që janë kualifikuar si përfitues të Ndihmёsit Personal për të pasur një cilësi më të mirë jetese dhe për t’u përfshirë në komunitet
    • që provojnë se duan të kenë një jetë aktive në komunitet, si psh. të ndjekin shkollën, kurse profesionale, veprimtari shoqërore, etj.
    • të gatshëm që, pas përfundimit të projektit, të jenë aktivë në avokim pёr Ndihmёn Personale
    • të gatshëm që, pas përfundimit të projektit, të japin mbështetje për të ngjashmit (peer support) për persona te tjerë me aftësi të kufizuara qё punësojnё për herë të parë Ndihmёs Personal

Projekti do të përzgjedhë gjithsej 7 persona  që sigurojnë diversitet të grupit sa i përket llojit të aftësisë së kufizuar, gjinisë, moshës dhe faktorëve të përjashtimit social.

Çfarë përfitoni nga projekti?

  • Trajnim për tema të ndryshme se si të menaxhoni Ndihmёsin Personal
  • Një Ndihmёs Personal të paguar nga projekti për 10 muaj, duke përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
  • Kontroll të plotë në përzgjedhjen e Ndihmёsit Personal
  • Të drejtën për të ndryshuar Ndihmësin Personal nëse nuk jeni i kënaqur me shërbimin
  • Kontroll mbi detyrat që do të kryhen nga Ndihmёsi Personal, si dhe kohën dhe vendin e ofrimit të shërbimit
  • Ndihmёs Personal të trajnuar mbi parimet e Jetesës së Pavarur, për komunikimin etik, zgjidhjen e konflikteve dhe tema të tjera të rëndësishme

Si mund të aplikoni?

-Na shkruani në emailin tone: [email protected], whatsapp: 0692694515, ose Instagram: https://www.instagram.com/fondacioni_se_bashku/  dhe Facebook: https://www.facebook.com/sebashkufoundation

-Mosha juaj dhe lloji i aftësisë së kufizuar

-Disa fjali pse mendoni se jeta juaj do të ishte më e mirë duke pasur Ndihmёs Personal

Afati i fundit për aplikim është 25 Prill 2024.

 #NdihmёsPersonal #JetesaEPavarur #SDG1 #SDG3 #SDG#SDG10 #UNDPAlbania #FondacioniSëBashku

Përurimi i plazhit të parë plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar

Sipas Censusit të vitit 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përllogaritur të jetë 173.600 qytetarë. Mendohet që ky numër të jetë edhe më i lartë. Personat me aftësi të kufizuar tashmë nuk janë më një minoritet. Askush nga ne nuk është i paprekshëm, gjithkush prej nesh mund të haset me vështirësi apo kufizime në një moment të jetës. Fondacioni “Së Bashku” një nga organizatat më aktive të shoqërisë civile sa i përket të drejtave të personave me aftësi të kufizuar zbatoi projektin për të bërë të aksesueshëm një prej plazheve publike të Bashkisë Kavajë, plazhin e Golemit.

Ditën e mërkurë më datë 18 maj u përurua plazhi publik plotësisht i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar nga Fondacioni “Së Bashku”, me mbështetjen e Qeverisë Austrialiane dhe Bashkisë Kavajë. Ky plazh është i pari në llojin e tij dhe është pozicionuar 500m larg rrethrrotullimit të Golemit, Kavajë, duke sjellë të gjithë standardet e një plazhi publik plotësisht të aksesueshëm.

E gjithë rruga që të çon deri tek plazhi përbëhet nga sinjalistika e nevojshme për të identifikuarplazhin e aksesueshëm.  Në fillim të rrugës gjendet një rrogoz aksesi i cili është i rezistueshëm ndaj ujit dhe krijon akses deri në ujë për karrocat, personat që përdorin karrige me rrota, personat me vështirёsi shikim dhe këmbësorët. Krahas hyrjes së plazhit gjendet një dush i cili është i aksesueshëm për personat me të gjitha llojet e aftësive të kufizuara.

Gjithashtu, ky plazh ka një karrige me rrota lundruese plazhi që do të lejojë personat me aftësi të kufizuara fizike dhe tё moshuar për të shijuar detin. Ky plazh për herë të parë i jep mundësinë Bashkisë Kavajë për të marrë edhe Flamurin Blu ose siç njihet ndryshe edhe si “Blue Flag” duke qenë kështu një nga kriteret plotësuese për të marrë një çmim të tillë.

Fondacioni “Së Bashku” gjithashtu për herë të parë publikoi Manualin për plazhin e aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar. Ky manual përmban legjislacionin Evropian për plazhet e aksesueshme, legjislacionin shqiptarë dhe institucionet ndërvepruese për të siguruar plazhin e aksesueshëm. Ky manual do të shërbejë në të ardhmen si një mjet zhvillimi për të patur sa më shumë plazhe të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që edhe ata si e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, të kenë mundësi të jenë pjesë e jetës aktive dhe të shijojnë pushimet e tyre.

Të pranishëm në këtë aktivitet përurimi ishin Z.Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Z. Ledian Lako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare sё Bregdetit, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, Eni Metaj nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, aktivistë, banorё në zonën e Golemit si edhe pushuesit e plazhit.

Thirrje e hapur për Vullnetarë: Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2021 në Qarkun e Durrësit

Fondacioni “Së Bashku” po zbaton projektin “Vota e personave me aftësi të kufizuar vlen!”, pjesë e skemës për subgrantime e cila realizohet në kuadër të projektit “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në partneritet me Civil Rights Defenders dhe Instituti për Studime Politike dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.

Kjo nismë ka një qasje të dyfishtë:

  • Së pari, synon të fuqizojë organizatat e personave me aftësi të kufizuar dhe aktivistët për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të qenë proaktiv në monitorimin e kësaj të drejte para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve dhe të ndikojë në axhendën e partive politike dhe kandidatëve
  • Së dyti, synon të rrisë ndërgjegjësimin në komunitetin e personave me aftësi të kufizuar për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Kjo nismë zbatohet në Qarkun e Durrësit. Nëpërmjet kësaj nisme do të monitorojmë ushtrimin e të drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuara ditën e votimeve dhe aksesueshmërinë në qendrat e votimit. Gjithashtu, do të monitorojmë diskursin publik të kandidatëve, për të vërejtur përfshirjen e çështjeve të aftësisë së kufizuar në to. Gjetjet do të përfshihen në dy raporte drejtuar të gjitha palëve të interesit, duke përmbledhur rekomandime për proceset e ardhëshme elektorale.

Persona që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme, luten të na kontaktojnë përmes email: [email protected] apo rrjeteve sociale Facebook ose Instagram Fondacioni Se Bashku brenda dates 25 mars 2021.

Shënim: Nga kjo thirrje, inkurajohen dhe mbështeten, duke u dhënë prioritet të gjithë personave me aftësi të kufizuara të angazhohen në këtë nisëm. Personat që janë anëtarë apo angazhohen me ndonjë parti politike nuk do të pranohen për të qenë pjesë e iniciativës.

Armët Bërthamore: Sfidat Dhe Dilemat

Nga Kristina Lani

 

Para pak ditësh, me 22 janar 2021, Traktati i OKB-së për Ndalimin e Armëve Bërthamore hyri në fuqi pas mbi tri vitesh që nga momenti kur u miratua. Në të njejtën kohë, presidenti i sapo inauguruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh për shtyrjen me 5 vite të Traktatit New START mes SHBA dhe Rusisë, përmes të cilit përcaktohet arsenali bërthamor i të dyja superfuqive. As SHBA dhe as Rusia nuk e kanë firmosur Traktatin e OKB-së, duke ngritur kështu pikëpyetje për vlerën e tij dhe të ardhmen e mospërhapjes së armëve bërthamore.

 

Përmasat dhe serioziteti i Luftës së Dytë Botërore bënë që SHBA të ishte shteti i parë në botë që tentonte të krijonte një armë bërthamore përmes Projektit “Manhattan,” që kulminoi me testimin e parë të një arme bërthamore me Operacionin “Trinity” në 1945. Më pak se një muaj pas detonimit të parë, SHBA sulmoi qytetet Hiroshima dhe Nagasaki ne Japoni në atë që është përdorimi i parë i një bombe atomike për qëllime lufte. Kjo ishte edhe një akt përgjigje ndaj sulmit të Japonisë, aleate me Gjermaninë dhe Italinë, në Pearl Harbor në Hawaii në dhjetor 1941. Bombat në Hiroshima dhe Nagasaki rezultuan në vdekjen e 129.000 deri në 226.000 njerëzve, shkatërrimin e të dy qyteteve, dhe sëmundje të lidhura me efektin afatgjatë të radiacionit bërthamor në trupin e njeriut.

 

Niveli i shkatërrimit i shkaktuar nga bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki inkurajoi Bashkimin Sovietik, që të përshpejtonte programin e vet të armëve bërthamore, nxitur nga Josif Stalini. Kështu, BRSS-ja arriti testimin e parë të suksesshëm të një bombe në 1949. Për Stalinin, prodhimi i një arsenali bërthamor u shndërrua në prioritet akoma më të madh kur SHBA dhe BRSS, aleate në Luftën e Dytë, shpejt u kthyen në armiq me fillimin e Luftës së Ftohtë. Ishte në fakt BRSS-ja e cila detonoi bombën më të fortë atomike në histori në 1961, Bomba Car, me një fuqi prej 50 megaton.

 

Si SHBA, ashtu edhe Bashkimi Sovietik, i përshpejtuan programet e tyre bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, e cila mbeti, në pjesën më të madhe, një luftë ideologjike, me konflikte ushtarake të tipit të luftërave “proxy” në teatre të ndryshme të botës si Korea, Vietnami dhe Afganistani. Vetëm në tetor të 1962, BRSS-ja kërcenoi SHBA-në me një sulm bërthamor në Kubë, në atë që quhet Kriza Kubane e Raketave.  Sekretari i Mbrojtjes i Presidentit John F. Kennedy, Robert McNamara, zhvilloi doktrinën MAD (shkatërrim reciprok i siguruar – mutual assured destruction), e bazuar në konceptin e “parandalimit” të teorisë realiste të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku dy shtete nuk hyjnë në luftë me njëra-tjetrën për shkak të frikës të shkatërrimit total që sjellin armët bërthamore. Kështu, u krijua një incentiv për SHBA-në dhe BRSS-në për mos t’i shpallur luftë njëra-tjetrës gjatë gjithë Luftës të Ftohtë. Pavarësisht situatave relativisht më të qeta pas krizës kubane, çështja bërthamore u kthye në krye të axhendës për të dyja vendet me ardhjen në pushtet të Ronald Reagan në SHBA, i cili zhvilloi Iniciativën Strategjike të Mbrojtjes, ose ndryshe “Programin Star Wars,” që shënoi tërheqjen e SHBA nga bisedimet amerikano-sovjetike për reduktimin e arsenalit ushtarak, ku përfshiheshin dhe armët bërthamore.  Me ardhjen në pushtet të Mihail Gorbaçov, që kërkonte të përmirësonte imazhin e Bashkimit Sovietik në botë, me iniciativën e Presidentit Reagan, nisën bisedimet për Traktatin bilateral START, që u firmos në 1991 dhe hyri në fuqi në 1994. START u zëvendësua nga New Start në 2011, nga Presidentët Obama dhe Medvedev.

Në nivel ndërkombëtar, publiku u mobilizua në lëvizjen kundër përhapjes së armëve bërthamore që në vitet 60; në vitet 70 lëvizja ishte solidifikuar dhe protesta të mëdha u organizuan në  Londër, Bon dhe New York. Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara, që në 1968, prodhoi Traktatin për Mos Përhapjen e Armëve Bërthamore (Non-Proliferation Treaty, NPT), me qëllimin që të kufizohet përhapja e armëve bërthamore dhe të promovohet bashkëpunimi në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore. Qëllimi gjithëpërfshirës është të arrihet çarmatimi bërthamor në botë.

NPT-ja pranon ekzistencën e pesë shteteve me armë bërthamore: SHBA, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina. Katër shtete, India, Izraeli, Pakistani dhe Sudani i Jugut nuk e kanë firmosur Traktatin: India dhe Pakistani i kanë zbuluar programet e tyre bërthamore, ndërsa Izraeli përherë ka shfaqur një pozitë të paqartë për posedimin ose jo të armëve bërthamore. Mendohet se Izraeli ka zhvilluar me kohë një arsenal bërthamor, në përgjigje të konfliktit Arabo-Izraelit. Korea e Veriut, në fakt, e firmosi Traktatin ne 1985, por u tërhoq ne 2003. Ndërsa Irani, palë në Traktat, ka pranuar ekzistencën e një programi bërthamor. Bisedimet në 2010 mes Iranit dhe pesë anëtarëve permanentë të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, plus Gjermaninë, rezultuan në një marrëveshje, e cila kufizonte prodhimin e armëve bërthamore nga ana e Iranit. SHBA, me Presidentin Trump, u tërhoq nga marrëveshja në 2017 dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.

69 shtete nuk morën pjesë në votimin për aprovimin e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, duke perfshirë shtetet në posedim të armëve bërthamore, si dhe të gjitha shtetet e NATO-s, përvec Hollandës, e cila votoi kundër. Konsensusi në NATO është që armët bërthamore, në fakt, shkurajojnë luftën dhe e bëjnë Aleancën më të sigurtë. Ky në fakt është edhe argumenti parësor i proponentëve të armëve bërthamore. Teoricieni i neo-realizmit politik, Kenneth Waltz, shpjegon që nëpërmjet armëve bërthamore mund të evitohen luftërat e mëdha konvencionale që karakterizonin historinë deri në Luftën e Dytë Botërore. Ky argument është i bazuar në paradoksin e stabilitetit-instabilitetit, i cili parashtron që, kur dy shtete kanë armë bërthamore, probabiliteti i një lufte të drejtpërdrejtë mes tyre ulet, kurse probabiliteti i konflikteve jo të drejtpërdrejta ose më të vogla rritet. Kjo shpjegon se përse në Luftën e Ftohtë lindën kaq shumë konflikte rajonale, kur fuqitë e mëdha ushtronin influencë mbi shtete te ndryshme në vend që të përballeshin me njëra-tjetrën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky fenomen vazhdon, për shembull, me Luftën Civile Siriane, e cila është shndërruar në një luftë për influencë dhe nga pikëpamja politike e ka humbur tashmë statusin e thjesht një lufte civile.

Fuqitë e mëdha nuk e kanë problem të përdorin shtete të tjera si terren lufte, për sa kohë nuk përballen me njëra-tjetrën, duke patur parasysh mundësinë e një lufte bërthamore. Normalisht, ky argument ka dominuar marrëdhëniet ndërkombëtare në lidhje me armët bërthamore që nga Lufta e Ftohtë. Nga ana tjetër, kjo ka destabilizuar rajone të ndryshme, veçanërisht Lindjen e Mesme, dhe ka bërë që aktorë rajonalë të duan të shtojnë armë bërthamore në arsenalin e tyre. Është e vërtetë që vetëm SHBA-ja dhe Rusia kanë mbi 90% të arsenalit bërthamor botëror, por posedimi i këtij lloji armësh nga shtete si Kina, Irani apo Korea e Veriut e bën mundësine e një lufte bërthamore më të afert dhe më të frikshme.

Është e qartë që përpjekja e mëparshme e OKB-së për mospërhapjen e armëve bërthamore nuk ishte plotësisht e suksesshme. Në fakt, kanë qenë traktatet bilaterale ato që kanë qenë me efektive në kufizimin e armëve bërthamore. Irani dhe Korea e Veriut qartësisht kanë shkelur kushtet e Traktatit për Mospërhapje. Çfarë ndryshimi do të sjellë Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore?

Argumenti kryesor në favor të çarmatimit total bërthamor dhe mospërhapjes bazohet në nivelin e shkatërrimit që do të sillte një sulm bërthamor. Bota nuk është e përgatitur të përballoje shkatërrimin total të shkaktuar nga një bombë bërthamore; pas një sulmi të tillë, nuk mund të ketë kthim pas. Ky është një argument që shkon përtej pacifizmit; përbën një llogaritje te kostos/përfitimit në një luftë të tillë, dhe arrin në përfundimin që kostot janë thjesht shumë të mëdha për të patur ndonjë lloj përfitimi. Do të mjaftonte gjysma e arsenalit bërthamor të SHBA-së dhe Rusisë për të shkatërruar gjithë botën, disa herë madje. Duam të vazhdojmë të jetojmë me këtë rrezik?

 

Është gjithashtu e qartë që bota ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë. Pandemia COVID-19 ka treguar sa i brishtë është rendi botëror dhe bashkëpunimi mes shteteve. Gjithashtu, në fjalët e Ernest Moniz dhe Sam Nunn, në një artikull për Foreign Affairs në dhjetor 2020, “COVID-19 na tregoi që e pamundura edhe ndodh.” Një luftë bërthamore nuk është jashtë mundësive në botën në të cilën jetojmë. Uashingtoni dhe Moska nuk kanë qenë kaq afër një lufte bërthamore që nga Kriza Kubane. Për më tepër, OKB-ja mbetet një organizatë me fuqi të butë, e cila, përveç në raste lufte, e vetmja gjë që mund të bëjë është të nxisë axhendën e mospërhapjes dhe çarmatimit total me instrumente të cilat mbeten, fatkeqësisht, gjithashtu opsionale. Është e nevojshme të kuptohet që një rend paqësor është e vetmja mënyrë që bota të përparojë në fusha me interes të përbashkët.

 

Një nga fushat me interes të përbashkët më të rëndësishme për rendin botëror është lufta kundër terrorizmit. Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së Henry Kissinger, dikur proponent i zjarrtë i proliferimit bërthamor, ka ndërruar krah. Një nga argumentet e tij më të sakta është mundësia që armët bërthamore të bien në duart e gabuara, ato të terroristëve, ku nuk mund të aplikohet teoria e “parandalimit.” Historia që nga fundi i Luftës së Ftohtë na ka prezantuar me sulmet kamikaze, ku rregullat e “parandalimit” nuk funksionojnë. Rreziku bërthamor, pra, është akoma më i lartë.

 

Përtej mundësisë që armët bërthamore të bien në duart e gabuara, gjithashtu ekziston rreziku që lideri i një shteti me arsenal bërthamor të reagojë në mënyrë të gabuar. Pushteti thuajse pa kufij i Donald Trump në SHBA apo Kim Jong Un në Korenë e Veriut, dhe gabimet eventuale, tregojnë sa problematik është fakti që përdorimi i armëve bërthamore të jetë i varur nga disa pak individë, të cilët jo domosdoshmërisht kanë si prioritet interesat globale.

 

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, nuk e ka firmosur Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Kjo është mëse e kuptueshme, pasi Aleanca ka një qendrim kolektiv unik. Por, gjithsesi, si një vend i vogël dhe pa arsenal bërthamor, ne jemi pjesë e lëvizjes për botën paqësore për sot dhe për nesër.

Pozicion Vakant Pune | Produksion Video

Post Title: Video production

Location: Remote (including traveling to Durres)

Duration of Assignment: Lump Sum per product (within 2 months)

Type of Contract: Service contract (Individual/Company)

Application deadline: 08 – February – 2021

 

Background

Together Foundation is initiating an empowerment project for persons with disabilities on the right to vote in the Parliamentary Election in 2021. Persons with disabilities often by documents and by public opinion are considered as the most vulnerable community facing strong prejudices, stigmatisation and discrimination. Because of this, according to the report of Committee on the Rights of Persons with Disabilities disabled persons are excluded from decisions making because of accessibility matters related to polling stations and voting materials.[1]  and often persons with disabilities remain hidden for the society. The right to vote is a very significant means for the public to express its will and to shape the society we want. It is a very good opportunity for persons with disabilities to make up their minds and exercise their essential right to vote which will bring them closer to becoming part of decisions about social programmes concerning them and a more inclusive future society.

 

This initiative has a twofold aim:

  • To empower organisations of persons with disabilities and disability rights’ activists about their right to vote and be proactive in monitoring its implementation before, during and after the Election Day and influence the agenda of political parties and candidates.
  • It aims to raise awareness among the community of persons with disabilities to exercise their right to vote

 

This initiative targets the municipality of Durres and the main its activities comprise cooperating with DPOs in drafting a manifesto and introducing it to political parties and candidates, monitoring accessibility in the polling stations on the election day and the public discourse of the candidates on disability issues whenever present, and, finally, to prepare two policy briefs with all the findings for the municipality of Durres so that it can serve as a guideline for future electoral processes.

 

This project is carried out in the frame of a sub-grants scheme “I participate! My voice, my vote counts” with financial support by the European Union implemented by the Albanian Helsinki Committee (AHC) in partnership with Civil Rights Defenders (CRD) and Institute for Political Studies (ISP).

 

Scope of work

The purpose of this assignment is the production of a video to raise awareness of the right to vote for persons with disabilities in the parliamentary elections in 2021. The content and the script will be discussed between the project team and producer. The material will be used for advocacy and broadcasted internally (during the foundation’s meeting) and with the public through our media channels.

 

Deliverables

  • One full video production for around 5 minutes.
  • Prepare 6 mini-spots (sequences from the video) (15 seconds per each) with significant messages.
  • The producer should present a scenario to project team and reflect on their feedback and recommendations.
  • The producer should present a first draft within 3 weeks from selected and reflect any feedback given.
  • The producer will be responsible to put on the video the project logos.
  • Prepare the video in Albanian languages and with English subtitles.
  • The producer will be responsible for copyrights of all mean included in this video.

 

Required Skills and Experience

  • University degree in field of multimedia or related disciplines.
  • Proven track in video productions and at least 3 years of relevant experiences.
  • Creativity and artistic skills are an asset.
  • Experience in covering Social and Humanitarian subjects is an asset.
  • Experience with Civil Society and Activism is an asset.
  • Experience with Disability matters is an advantage.
  • Full professional working knowledge, written and spoken, of English and Albanian is required.

 

Application Procedure

Interested candidates/companies are requested to apply no later than 08.02.2021 by submitting a letter of Interest and a list of previous works for this assignment via email [email protected]

[1] Committee on the Rights of Persons with Disabilities, Concluding observations on the initial report of Albania, 14 October 2019

Pozicion Vakant Pune | Ekspert Monitorimi dhe Vlerësimi

Post Title: Monitoring and Evaluation specialist

Location: Tirana/remote (with possibility of traveling to Durres)

Duration of Assignment: 20 days (within 5 months)

Type of Contract: Service contract

Application deadline: 01 – February – 2021

 

Background

Together Foundation is initiating an empowerment project for persons with disabilities on the right to vote in the Parliamentary Election in 2021. Persons with disabilities often by documents and by public opinion are considered as the most vulnerable community facing strong prejudices, stigmatisation and discrimination. Because of this, according to the report of Committee on the Rights of Persons with Disabilities disabled persons are excluded from decisions making because of accessibility matters related to polling stations and voting materials.[1]  and often persons with disabilities remain hidden for the society. The right to vote is a very significant means for the public to express its will and to shape the society we want. It is a very good opportunity for persons with disabilities to make up their minds and exercise their essential right to vote which will bring them closer to becoming part of decisions about social programmes concerning them and a more inclusive future society.

 

This initiative has a twofold aim:

  • To empower organisations of persons with disabilities and disability rights’ activists about their right to vote and be proactive in monitoring its implementation before, during and after the Election Day and influence the agenda of political parties and candidates.
  • It aims to raise awareness among the community of persons with disabilities to exercise their right to vote

 

This initiative targets the municipality of Durres and the main its activities comprise cooperating with DPOs in drafting a manifesto and introducing it to political parties and candidates, monitoring accessibility in the polling stations on the election day and the public discourse of the candidates on disability issues whenever present, and, finally, to prepare two policy briefs with all the findings for the municipality of Durres so that it can serve as a guideline for future electoral processes.

 

This project is carried out in the frame of a sub-grants scheme “I participate! My voice, my vote counts” with financial support by the European Union implemented by the Albanian Helsinki Committee (AHC) in partnership with Civil Rights Defenders (CRD) and Institute for Political Studies (ISP).

 

Scope of work

The Monitoring and Evaluation specialist in collaboration with Together Foundation and under the supervision of project manager will be responsible to develop a methodology to monitor the exercising of the right to vote for persons with disabilities, including indicators for measuring accessibility and the inclusion in political parties’/candidates’ programs and public speeches of issues concerning Persons with Disabilities, and to prepare two policy briefs on such topics.

 

Deliverables

  • An inception report related to the monitoring processes and preparation of policy briefs, including the methodology, work plan and timeline for implementation.
  • Prepare 2 policy briefs drafts, In Albanian related to a) accessibility matters for persons with disabilities and b) inclusion matters to political parties/candidates’ programs, both of these to be discussed with project team (and relevant stockholders if necessary) and reflect comments/suggestions to the final version.
  • Participate in a final presentation with stakeholders/institutions consulting the findings and discussions.
  • Prepare two presentations in Albanian, of the polices including the analyses of these policy briefs, methodology, findings, recommendations and other relevant sessions.
  • Submit final documents to the project team.
  • Submit a final narrative report in English including main results, feedback on the process, lessons learned, challenges and recommendations for the futures.

 

Competencies

  • Demonstrates integrity and ethical standards
  • Displays sensitivity for diversity and a culture of understanding
  • Ability to fairly contribute in monitoring of the project and complete the deliveries on time
  • Ability to keep good relationships with organization and partners
  • Organize and accurately complete multiple tasks by establishing priorities and respect deadlines
  • Deep knowledge of monitoring and evaluation tools
  • Excellent communication skills, written and oral
  • Consistently approaches work with energy and positivity
  • Learning and sharing knowledge and encourage the learning of others
  • Demonstrates openness to change and ability to manage complexities
  • Respond positively to critical feedback and different point of views

 

Required Skills and Experience

  • Advanced university degree in social sciences or related disciplines.
  • At least 7 years of relevant experiences (monitoring and evaluation) is required.
  • Experience in designing tools and strategies for data collection and analyses.
  • Experience on writing policy documents, research papers and orientation files.
  • Good knowledge of Analyses Software’s.
  • Capacities to work independently and in group
  • Familiarity with social inclusion, including disability issues and experience with partnerships.
  • Hands-on experience with monitoring implementation of disability rights and coordinating responses to disability issues is an asset.
  • Full professional working knowledge, written and spoken, of English and Albanian is required.

 

Application Procedure

Qualified and interested candidates are requested to apply no later than 01.02.2021 by submitting a CV and a letter of interest via email [email protected].

[1] Committee on the Rights of Persons with Disabilities, Concluding observations on the initial report of Albania, 14 October 2019

Pozicion Vakant Pune | Menaxher Komunikimi dhe i Rrjeteve Sociale

Post Title: Communication and Social Media Manager

Location: Tirana, Albania

Duration of Assignment: 9 months

Type of Contract: Service contract

Application deadline: 30-December -2020

 

Background

Together Foundation is initiating an empowerment project for persons with disabilities on the right to vote in the Parliamentary Election in 2021. Persons with disabilities often by documents and by public opinion are considered as the most vulnerable community facing strong prejudices, stigmatisation and discrimination. Because of this, the reports say that disabled persons are excluded from decisions making and sometime considered hidden persons for the society. The right to vote is a very significant mean for the public to express its will and to shape the society we want. It is a very good chance for persons with disabilities to make their mind and show up on the election station, not just as exercising an essential right but by using this opportunity they will decide for the social programs they want, the future development and to have a more inclusive society. The vote of persons with disabilities counts.

 

This initiative has a twofold approach:

  • It aims to empower organisations of persons with disabilities and activists on their right to vote and be proactive in monitoring this right before, during and after the Election Day and influence the agenda of political parties and candidates.
  • It aims to raise awareness among the community of persons with disabilities to exercise their right to vote

 

This initiative targets the municipality of Durres and through our activities, aims to strengthen the capacities of local disability organisations on electoral rights for persons with disabilities and to cooperate with them in drafting a manifesto and introducing it to political parties and candidates, monitoring accessibility in the polling stations on the election day and the public discourse of the candidates whether disability is included, and finally to prepare 2 policy briefs with all the findings for the municipality of Durres so that it can serve as a guideline for future electoral processes.

 

This project is on the frame of sub-grants scheme call “I participate! My voice, my vote counts.” funded by the European Union under the European Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR) and implemented by the Albanian Helsinki Committee (AHC) in partnership with Civil Rights Defenders (CRD) and Institute for Political Studies (ISP).

 

Scope of work

The communication and social media manager in close collaboration with the project team will be responsible for preparation and implementation of a visibility and communication plan and assuring to run an awareness campaign in accordance with project activities and the aim of the project. He/She will help develop content and post materials on each channel owned by the Foundation based on a plan designed with the supervision of project manager.

 

 

Functions

  • Develop a social media strategy and action plan of project communication;
  • Advertise the campaign through different social media (mainly FB);
  • Respond to posts or comments to bring value to user’s and proactive interactions on project related topics;
  • Liaise with the team providing regular updates and seeking its input, advice and authorization to proceed;
  • Research articles, stories, or other content that is relevant to the project and post periodically;
  • Manage the creative side and analytics side of campaigns and demonstrate this through results;
  • Ensure the compliance of ethical and confidentiality and other sensitive issues of the project and persons;
  • Promote participation including disability matters and the diversability of information (whenever possible);
  • Monitor adherence to specified deadlines;
  • Actively monitor the campaign and social inclusion components;

 

Competencies

  • Demonstrates integrity and ethical standards
  • Displays sensitivity for diversity and a culture of understanding
  • Ability to fairly contribute in the implementation and monitoring of projects
  • Ability to build strong relationships with partners
  • Seeks and applies knowledge, information and inclusive practices
  • Consistently approaches work with energy and positivity
  • Learning and sharing knowledge and encourage the learning of others.
  • Demonstrates openness to change and ability to manage complexities

 

Required Skills and Experience

  • University degree in communication field (journalism, public relations) or any related field.
  • Familiarity and facility with mainstream social media platforms.
  • Ability to create, compose and edit written materials.
  • Ability to write simply with a conversational style (including diversity matters).
  • Fluency to work in English and Albanian is required.
  • Knowledge and experiences on disability issues and human rights are an advantage.
  • Experiences with NGOs/DPOs are desirable.
  • Experiences with election matters, an asset.
  • Experiences in monitoring processes, an asset.

 

Application Procedure

Qualified and interested candidates are requested to apply no later than 30.12.2020 by submitting a CV and a motivation letter via email fondacioni[email protected]  the shortlisted candidates will be invited for an interview.

Personat me aftësi të kufizuar dhe sfida e aksesueshmërisë së transportit publik

Nevoja për të patur një transport publik cilësor dhe të përshtatur për të gjithë banorët e Tiranës, është akoma më i madh në këtë bashki sepse Bashkia e Tiranës është e përbëre nga 11 njësi bashkiake, me një popullësi prej 757,361 banorë dhe shtrihet në një territor prej 1,110.03 km². Ajo është bashkia më e madhe në territorin e Shqipërisë.

Jo vetëm kaq, por, duke marrë parasysh të ardhurat vjetore të banorëve  dhe pamundësinë e pjesës më të madhe të tyre për të qënë në pronësi të automjeteve private, transporti publik mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme që u ofrohet banorëve të kësaj bashkie. Por jo të gjithë banorët mund ta gëzojnë të drejtën e marrjes së këtij shërbimi. Personave me aftësi të kufizuar u është mohuar kjo e drejtë edhe pse ata janë një nga komunitetet me më shumë vështirësi ekonomike në shoqërine shqiptare.

 

Zanafilla e problemit qëndron në faktin që, Bashkia e Tiranës nuk ka një plan masash për aksesueshmërinë në transportit publik nga personat me aftësi të kufizuar, i cila është detyrim në bazë të Vendimi Nr. 1074, datë 23.12.2015.  Gjithashtu kjo bashki, midis të tjerave, është në shkelje të VKM Nr.1503, datë 19.11.2008 sepse jo vetëm nuk  ka bëre përshtatjen e linjave ekzistuese për ti bërë ato të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar ashtu si ky ligj parashikon, por ajo vijon me moszbatimin e Ligjit nr. 93/2014 dhe Ligjit Nr. 107/2014, në linjat e shtuara rishtazi, të cilat po ashtu janë të pa aksesueshme.

 

Mungesa e planit të masave reflektohet në një sërë sfidash, shpesh të pakëpërcyeshme,  me të cilat personat me aftësi të kufizuar  përballen.

 

Sfidat filllojnë nga stacionët e autobuzave të cilët nuk janë të aksesueshëm në shumicën e rasteve. Shpesh të mbyllura nga tre anë, duke detyruar personat me aftësi të kufizuar në lëvizje, të zbresin në rrugën kryesore për të aksesuar stacionin nga ana ballore e tij. Por shumë shpesh edhe trotuaret janë të papërshtatur, apo koshat e plehrave ndodhen shumë pranë stacionëve duke e bërë të pamundur aksesueshmërine.

 

Një sfidë tjetër është mbi-popullimi. Një person të cilit i duhet të përdori karrige me rrota e ka të pamundur përdorimin e transportit publik në këto kushte për arsyen e thjeshtë të mos pasjes së hapësirës së nëvojshme që i duhet për të lëvizur dhe për tu pozicionuar.

 

Kësaj sfide, i bashkangjitet dhe mungesa e rampave të cilat janë të nevojshme për ta bërë transportin publik të aksesueshem. Në disa linja, veçanёrisht linjat  e shtuara rishtazi si për shembull, Linja A-Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit, rampat nuk ekzistojnë fare. Autobuzёt janё tё vegjёl dhe kanё shkallё nё hyrje.

Linjat kryesore janё pёrgjithёsisht tё pajisur me rampё, por ato nuk vihen në përdorim nga punonjësit e transportit publik. Mospërdorimi i tyre vjen si pasojë e mungesës së trajnimit të punonjësve të transportit publik për asistimin e personave me aftësi të kufizuar dhe në disa raste, ajo vjen si pasoje e mungesës së ndërgjegjësimit të këtyre punonjësve për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për aksesueshmëri të  transportit publik.

 

Sfidat vazhdojnë me mungesën e afishimit të orareve në mënyrë të përshtatëshme për personat që nuk degjojnë apo shikojnë. Ata nuk shohin oraret dhe itinerarin dhe nuk njoftohen për vend-ndodhjen e stacionëve me anë të një shpjegimi audio. Mosmarrja e informacioneve të sipërpërmendura i përjashton ata nga përdorimi i lirë dhe i pavarur i shërbimit të transportit publik.

 

Eshtë e qartë që nevojat dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nuk pasqyrohen në politikat e ndjekura në nivel vendor dhe qëndror duke shkelur një sërë të drejtash të sanksionuara nga legjislacioni Shqiptar përfshirë këtu edhe Ligjin Nr.10 221, datë 4.2.2010 “Pёr mbrojtjen nga diskriminimi”.

 

Domosdoshmëria për përmirësimin e aksesueshmërisë në transportin publik është urgjent.

 

Ky artikull u realizua nga Qendra Steps në kuadër të projektit “Artivizëm” dhe mbështet nga “Lëviz Albania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

 

Autor

*Irma Gjinaj dhe  *Suela Lala

Fondacioni “Së bashku”

“Së Bashku” ndërmerr nismën: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19”.

Fondacionit “Së Bashku” ka ndërmarrë nismën: “Të mobilizohemi për marrjen e masave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar ndaj COVID-19”.

Kjo nismë mbështetet nga UNDP Albania, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind” – Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara United Nations Albania, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania .

Emergjenca e shkaktuar nga Coronavirus në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi jo vetëm ekonomike por edhe shëndetësore për popullsinë në përgjithësi dhe në veçanti për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.

Synimi i nismës tonë është të përmirësojë përgjigjen e organizatave të personave me aftësi te kufizuar në lidhje me situatën e emergjencës së Covid-19 nëpërmjet instrumenteve të mëposhtme:

• Përmirësimin e bashkëpunimit midis organizatave për identifikimin e saktë të situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë emergjencës.

• Diskutimin dhe shkëmbimin e informacioneve mbi rrezikun e shtuar për personat me aftësi të kufizuar.

• Përfocimin e njohurive mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në kushtet e pandemisë. Ne fokus do të jetë në veçanti, Neni 11 I Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Për më tepër, ne do të hartojmë një raport i cili, do të përmbledhë analizën e situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu në raport do të përfshihen propozime për përmirësimin e situatës së personave me aftësi të kufizuar përgjatë pandemisë.

Periudha e zbatimit: Qershor- Tetor 2020